Aktualitet

U premtoi Europën tre emigrantëve në këmbim të pagesës, arrestohet në Fier 42-vjeçari nga Tepelena, momenti kur prangose

19 Shtator 2021, 07:32 Nga DOSJA
U premtoi Europën tre emigrantëve në këmbim të

FIER– Mondi Cano, 42 vjeç, banues në Tepelenë është vënë në pranga pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se Cano u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Pamje e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë momentin kur 42-vjeçari i veshur me tuta dhe bluzë ngjyrë gri prangoset jashtë “Benz”-it ma xhama të zinj.

Njoftimi i policisë Fier: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 42-vjeçari. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “JAD 21”, si edhe në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari ne fier mondi cano arrestohet 42 vjecari ne fier mondi cano

Sondazh

Poll