Aktualitet

Me 13 emigrantë brenda “Nissan”-it dhe “Benz”-it, kapen dy personat nga Tepelena, sekuestrohen makinat

19 Shtator 2021, 07:09 Nga DOSJA
Me 13 emigrantë brenda “Nissan”-it dhe “Benz”-it,

GJIROKASTËR– Dy persona, Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Mësohet se ata janë prangosur në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”,  13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

Destinacioni ishte Tirana. Makinat dhe katër celularë u sekuestruar, ndërsa dy transportuesit u vunë në pranga.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i  dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.     Sekuestrohen dy automjete dhe 4 aparate celular. Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit Y. Ç. dhe S. M., u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”,  13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll