Aktualitet

Bënte ‘kërdinë’ me grabitje apartamentesh, prangoset ‘skifteri’ shqiptar në Itali

19 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA
Bënte ‘kërdinë’ me grabitje apartamentesh, prangoset

ITALI– Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Anconas. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ishte dënuar me 11 muaj burg për grabitje dhe ishte shpallur në kërkim.

29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, preferonte apartamentet në zonën e Udines dhe Anconas. Ai ruante banesat dhe futej brenda tyre në momentin që boshatiseshin dhe bënte kërdinë me vjedhje.

Aktualisht shqiptari është dërguar në burgun e Motacuto ku dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll