Aksident në Fier-Levan, “Land-Rover”-i del nga rruga, plagosen dy pasagjerët
19 Shtator 2021, 06:52Nga DOSJA
FIER– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A. ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dy drejtues mjetesh janë prangosur një natë më parë në Tiranë pasi u konstatuan duke drejtuar makinat pa patent dhe në gjendje të dehur. Në n...
BURREL– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Baz të Burrelit, në aksin rrugor Burrel-Ulëz,...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al ka aksidentin e ndodhur në Burrel mëngjesin e sotëm. ...
TIRANË– Dita e sotme mund të shënojë zyrtarisht futjen e sezonit të vjeshtës në vendin tonë. Sipas Meteoalb, dita e sotme parashikohet të jetë nën nd...
TIRANË– Një djalë i ri ka deklaruar publikisht dhe me letra në duar se prindërit e tij janë infektuar me Covid-19 edhe pse janë vaksinuar. I pranishë...
TIRANË– Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi. Kjo normë është ndër më të ulëta...
Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.Aktualisht kemi 4-5 Call Cen...