Aktualitet

Shpërndante drogë në Vlorë, kapet 27-vjeçari me thuajse gjysmë kg kanabis

19 Shtator 2021, 07:01 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në Vlorë, kapet 27-vjeçari me

VLORË– Një 27-vjeçar me inicialet A.Z., banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë është vënë në pranga pasi akuzohet për shpërndarje të lëndës narkotike cannabis sativa. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se i riu është kapur në lagjen ku banonte. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë Vlorë: Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: 

A.Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjeçari ne vlore arrestohet 27-vjeçari ne vlore

Sondazh

Poll