Deri në 156 km/h! Arrestohen dy drejtues mjetesh gjatë natës në Tiranë, pezullohen 19 leje drejtimi dhe vendosen 28 gjoba
19 Shtator 2021, 06:44Nga DOSJA
TIRANË– Dy drejtues mjetesh janë prangosur një natë më parë në Tiranë pasi u konstatuan duke drejtuar makinat pa patent dhe në gjendje të dehur. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se gjatë monitorimit të orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, në aksin Sauk-Teg, konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 10 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 131 km/h deri në 156 km/h. Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 1 deri në 5 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, u konstatuan dhe 11 raste me shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. 9 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk – Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur. Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:30, pasi monitorimi u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg, konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 10 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 131 km/h deri në 156 km/h. Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 1 deri në 5 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, u konstatuan dhe 11 raste me shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi në rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin ka prezencë të lagështirës si pasojë e motit të keq. Policia vijon monitorimin me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore të kombinuara me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BURREL– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Baz të Burrelit, në aksin rrugor Burrel-Ulëz,...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al ka aksidentin e ndodhur në Burrel mëngjesin e sotëm. ...
TIRANË– Dita e sotme mund të shënojë zyrtarisht futjen e sezonit të vjeshtës në vendin tonë. Sipas Meteoalb, dita e sotme parashikohet të jetë nën nd...
TIRANË– Një djalë i ri ka deklaruar publikisht dhe me letra në duar se prindërit e tij janë infektuar me Covid-19 edhe pse janë vaksinuar. I pranishë...
TIRANË– Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi. Kjo normë është ndër më të ulëta...
Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.Aktualisht kemi 4-5 Call Cen...
DIVJAKË– Një tjetër grua, Fëllënxa Rrasa pati fatin e keq t’i merrej jeta nga duart e një bashkëshorti dhunues, ndërkohë që ishte e pajisur me një ur...