Aktualitet

HARTA-LIVE/ Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, vjeshta vjen zyrtarisht në Shqipëri, njihuni me parashikimin e motit që

19 Shtator 2021, 06:04 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, vjeshta vjen

TIRANË– Dita e sotme mund të shënojë zyrtarisht futjen e sezonit të vjeshtës në vendin tonë. Sipas Meteoalb, dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshë afat-shkurtra.

Në të gjithë territorin do të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri dhe qendër.

Nuk mungojnë as intervalet me kthjellime, të cilat do të jenë të shpeshta përgjatë 24 orëshit të sotëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C. Ndërsa era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke shkaktuar një dallgëzim në det mbi 2 deri në 3 ballë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 19 shtator 2021 parashikimi i motit 19 shtator 2021

Sondazh

Poll