Aktualitet

Sherr brenda familjes në Lushnje, 36-vjeçari tenton të godasë babain me sende të forta, prangoset

19 Shtator 2021, 07:06 Nga DOSJA
Sherr brenda familjes në Lushnje, 36-vjeçari tenton të

LUSHNJE– Një 36-vjeçar me inicialet F.H., është vënë në pranga pasi akuzohet për shunë në familje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se i riu është përleshur me të atin, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj tij dhe ka tentuar ta godasë me me sende të forta. Anëtarët e tjerë të familjes kanë telefonuar policinë dhe për pasojë 36-vjeçari është prangosur.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari ne lushnje dhune ne familje arrestohet 36 vjecari ne lushnje dhune ne familje

Sondazh

Poll