Aktualitet

Aksidenti në Burrel, të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, policia: Janë dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore

19 Shtator 2021, 06:32 Nga DOSJA
Aksidenti në Burrel, të plagosur kanë mbetur gjashtë

BURREL– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Baz të Burrelit, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash. Sipas njoftimit të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, anëtarë të një familjeje, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjesore.

Njoftimi: Mat/informacion paraprak. Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin në fjalë është bërë lagështira në rrugë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne burrel aksident ne burrel

Sondazh

Poll