Sport

Altafini: “Brahim apo Calhanoglu? Njëqind herë spanjolli, Hakan nuk mbron”

18 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
Altafini: “Brahim apo Calhanoglu? Njëqind herë spanjolli, Hakan

ITALI – I intervistuar ekskluzivisht nga “Libero”, ish-sulmuesin 83-vjeçar José Altafini, që ka luajtur me Milanin dhe Juventusin në vitet ’60-’70, shprehu një opinion shumë pozitiv për bashkatdhetarin e tij Junior Walter Messias, i cili kohët e fundit u transferua në Milanin e tij nga Crotone.

“Brazilianët nuk kanë frikë nga asgjë. Nëse ata luajnë kundër 10, ose 100 mijë tifozëve që fishkëllejnë, ata nuk e ndjejnë presionin, ata janë të sigurtë në veprimet e tyre. Ndonjëherë ata e ekzagjerojnë në disa prekje, por ato kanë karakteristika fantastike. Milani i beson Messias, i cili mund të thotë fjalën e tij.”

A mund të bëhet Brahim Diaz një “10”-të e vërtetë për Milanin apo preferoni Calhanoglu? “Unë preferoj Brahimin njëqind herë. Për mua lojtari më i rëndësishëm në një ekip është ai që fokusohet në mbrojtjen e kundërshtarit, cilësi në të cilën unë gjithmonë do të mbështetesha, nëse do të isha trajner. Hakan nuk e bën këtë, Diaz gjithmonë lufton me mbrojtësit duke i future ata në telashe. Pak a shumë, siç bëjnë Dybala dhe Cuadrado te Juve”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brahim diaz calhanoglu josé altafini junior walter messias brahim diaz calhanoglu josé altafini junior walter messias

Sondazh

Poll