Sport

“Në kryeqytet si Messi”/ Publikohet kënga “rap” për sulmuesin, djemtë e argjentinasit rrëmbejnë skenën me

17 Shtator 2021, 17:36 Nga DOSJA
“Në kryeqytet si Messi”/ Publikohet kënga

PARIS-Siç ndodhi dikur me Diego Armando Maradona, Lionel Messi tronditi futbollin botëror, por edhe muzikën. Reperi MHD, në bashkëpunim me producentin e famshëm argjentinas Bizzarap, kanë publikuar në Youtube dhe rrjetet sociale këngën “Messi”, të shkruar për nder të sulmuesit argjentinas.

“Në kryeqytet si Messi, Messi, Messi dhe faleminderit, faleminderit, faleminderit”, dëgjohet disa herë si refren i këngës, e cila tashmë ka mbërritur edhe në veshin e tifozëve parizienë, por edhe në shtëpinë e yllit argjentinas. Në një “story” të botuar nga vetë Messi, në fakt, ai etiketon producentin Bizzarap, ndërsa filmoi tre fëmijët e tij duke kënduar dhe vallëzuar ndërsa dëgjonin këngën.

Thiago, Mateo dhe Ciro Messi ngadalë filluan të përshtaten në shtëpinë e tyre të re në Paris, Francë, tani që babai i tyre është ylli i PSG.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll