Sport

Autogoli i Strakoshës ndaj Galatasaray-t, Sarri i del në mbrojtje portierit shqiptar: Gabimet janë pjesë e sportit

17 Shtator 2021, 13:42 Nga DOSJA
Autogoli i Strakoshës ndaj Galatasaray-t, Sarri i del në mbrojtje

ITALI– Thomas Strakosha u rikthye titullar te Lazio, megjithatë këtë herë jo vetëm që nuk ia doli të mbrojë portën, por shkaktoi edhe një autogol në kufijtë e qesharakes, duke ndëshkuar bardhekaltrit në transfertën turke ndaj Galatasaray-t. Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri u shpreh.

“Strakosha bëri një gabim dhe ne pësuam një gol të pafat.Në fakt luajtëm mirë. Gabimet janë pjesë e sportit, në çdo rast, ky mbetet një hap përpara për të ardhmen”.

Trajneri i Lazios u pyet edhe për Vedat Muriqin, sulmuesi dardan ende nuk ka bindur drejtuesit bardhekaltër. “Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”. Ishte komenti i Sarrit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio sarri strakosha lazio sarri strakosha

Sondazh

Poll