Sport

Bergomi: “Autogoli i Stakoshës? Fajin e ka Sarri, ai duhet të caktojë kush është portieri i parë”

17 Shtator 2021, 17:23 Nga DOSJA
Bergomi: “Autogoli i Stakoshës? Fajin e ka Sarri, ai duhet të

ITALI – Sipas ish-mbrojtësit të Interit Giuseppe Bergomi, gjithçkaça ndodhi tek Lazio në ndeshjen e Europës është për faj të trajnerit Sarri jo portierit shqiptar Strakosha.

“Unë kam parë një Lacio të shqetësuar. Te goli i pësuar Lazari ishte i vetëm, kishte mungesë komunikimi që solli pësimin e golit. Gabimi i Strakoshës? Janë gjëra që ndodhin në fushë. Por tani mendoj se Sarri duhet të vendosë, ai apo Reina. Ndodh që ka një portier të dytë të fortë i cili stimulon të parin, por unë e mendoj njëlloj si Alegri. Duhet zgjedhur një portier dhe të besohet te ai”, tha Bergomi.

Sipas tij duelizmi në këtë rast mes dy portierëve të Lazios më tepër ka sjellë probleme sepse i ka bërë të dy të pasigurt.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll