Sport

E bujshme! Superlativa për Perez dhe Realin: “Duhet t’u heqim kapelën, ata mund ta marrin Haaland dhe Mbapé”

17 Shtator 2021, 15:16 Nga DOSJA
E bujshme! Superlativa për Perez dhe Realin: “Duhet t’u heqim

SPANJE – Eduard Romeu, zv.president për anën financiare të Barcelonës, ka bërë disa deklarata për mikrofonat e “Radio Marca” që kanë shkaktuar shumë diskutime në Katalonjë.

Romeu vlerësoi publikisht Real Madridin dhe presidentin e tij, Florentino Perez: “Eshtë e mundur që ata të arrijnë të blejnë Mbappé dhe Haaland. Real Madrid është një klub i madh, ata kanë forcë të madhe. Nëse do t’i kishim bërë mire “detyrat e shtëpisë” vitet e fundit, edhe ne do të ishim në të njëjtën situatë.

Florentino Pérez ka një mënyrë për të udhëhequr klubin e tij, para të cilit ne mund të heqim vetëm kapelet. Në një nivel ekonomik dhe sipërmarrës, askush nuk e zbulon zotin Perez sot.

Kam admirim të madh për të nga ky këndvështrim, por edhe në një nivel personal: ai ishte gjithmonë i sjellshëm kur takoheshim. Unë vetëm mund ta lavdëroj atë,”– ka deklaruar Romeu, zv.presidentri për anën financiare të klubit “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “radio marca” eduard romeu florentino perez mbappé dhe haaland zv.president “radio marca” eduard romeu florentino perez mbappé dhe haaland zv.president

Sondazh

Poll