Sport

Dani Alves largohet nga San Paolo: tani është zyrtare…

17 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA

BRAZIL – Dani Alves nuk është më lojtar i San Paolos. Ka qenë vetë klubi brazilian që ka konfirmuar përfundimin e kontratës me ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe të “Selecaos”.

Lajmi kishte dalë disa ditë më parë, por tani është edhe zyrtar: 38-vjeçari Dani Alves, me një karrierë sportive të lakmuar, nuk është më lojtar i San Paolos.

Ende nga ana e futbollistit nuk ka ndonjë njoftim, se cili do të jetë stacioni tij i ardhshëm, apo kampioni i botës mendon se ka ardhur koha që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “seleçaos” 38-vjeçari dani alves barcelonës san paolos “seleçaos” 38-vjeçari dani alves barcelonës san paolos

Sondazh

Poll