Sport

Milani, këtë herë në “Allianz” si favorit. Por bookmakesat thonë Juve

17 Shtator 2021, 17:10 Nga DOSJA
Milani, këtë herë në “Allianz” si favorit. Por

ITALI – Kishte një kohë kur “Allianz” ishte tabu. Milani përherë ka ardhur në Torino me synime të mëdha, por në fund të gjithë ranë: Inzaghi, Gattuso, Mihajlovic, nja dy herë edhe Max Allegri.

Pastaj erdhi Pioli, tashmë i mundur 1-0 në 2019, por vitin e kaluar arriti një rezultat që nuk ishte arritur për më shumë se 10 vjet. Para fitores 3-0 më 2021, në fakt, kuqezinjtë nuk kishin fituar në Torino që nga 5 mars 2011. Në “Olimpico”, sepse “Allianz” ka qenë gjithmonë e magjepsur për ta.

Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:45, zhvillohet ndeshja e madhe mes Juves dhe Milanit. Ish-i i shkëlqyer i ndeshjes është Massimiliano Allegri, i cili ka qenë trajner i kuqezinjve nga 2010 në 2014, ndërsa bardhezinjve nga 2014 në 2019 dhe më pas u kthye më 2021.

Milani mbërrin në Torino si favorit dhe ky është lajmi i madh. Ai ka 9 pikë në kampionat, vjen nga paraqitja e mirë në “Anfield” pavarësisht humbjes. Në raundin e fundit, “banda Pioli” mundi Lazion e Milinkovic me një 2-0 të pastër. Përkthyer: ky Milano është kompakt, konkret, gati për të sfiduar një Juve në vështirësi. Bardhezinjtë vijnë nga fitorja kundër Malmoe (0-3), por ata kanë vetëm një pike në kampionat.

Në verë, Milani humbi Donnarumma dhe Calhanoglu, dy kolona, ​​por fitoi një portier të bukur si Maignan, përvojën e Giroud, një Tonali të rikuperuar, kthimin e Diaz, blerjen e Tomorit, kartën e egër Florenzi. Dhe sot është 8 pikë para Juves.

Pavarësisht rezultateve, bookmakersat konsiderojnë bardhezinjtë. Fitorja e Juves ka një probabilitet prej 47%, atë të Milanit 24% (barazimi është 27%). Për sa i përket shanseve aktuale, “1” shënon luhatje midis 2.05 dhe 2.20, ndërsa fitorja e kuqezinjve është në një interval midis 3.20 dhe 3.40.

Kurioziteti i fundit: Pioli nuk e ka mposhtur kurrë Allegrin në të gjithë karrierën e tij. Në 17 ndeshjet e mëparshme, trajneri i Juventusit ka fituar 14 herë (me 3 barazime). Stefano vjen nga 10 humbje radhazi. E vështirë, por falë tij “Allianz” nuk është më një tabu peer kuqezinjtë…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “allianz” “olimpico” gattuso inzaghi massimiliano allegri mihajlovic milani nja dy herë edhe max allegri. “allianz” “olimpico” gattuso inzaghi massimiliano allegri mihajlovic milani nja dy herë edhe max allegri.

Sondazh

Poll