Sport

“Kundërshtari ka disa dobësi”, Mihajlovic nuk ka frikë nga Interi dhe e sfidon: Nuk do të jetë një ndeshje e l

17 Shtator 2021, 14:21 Nga DOSJA
“Kundërshtari ka disa dobësi”, Mihajlovic nuk ka

ITALI-Trajneri i Bologna-s Sinisa Mihajlovic u paraqit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Interit për javën e katërt të Serie A. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “San Siro” dhe sheh dy ekipet me pikë të barabarta me 7 të tilla.”Nëse luajmë siç dimë ne mund të fitojmë.Nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për ta.”

Bolonja beson në forcën e saj dhe fitorja kundër Veronës në javën e fundit të kampionatit ka treguar forcën dhe rritjen e madhe të një skuadre që është përmirësuar shumë nga prapavija në krahasim me vitet e kaluara. “Interi ka disa dobësi dhe ne e pamë atë kundër Sampdorias dhe Real Madrid.”

Më tej trajneri i Bolognas foli edhe për sulmin e Interit. “Dzeko është pothuajse si në rolin e trekuartistit, ndryshe nga Lukaku, ai ishte fizikisht superior ndaj të gjithëve, Dzeko mbron topin në një mënyrë tjetër. Por nesër duhet të jemi të kujdesshëm për gjithçka, jo vetëm ndaj Dzekos.” Përfundoi Mihajlovic.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bologna inter sinisa mihajloviç bologna inter sinisa mihajloviç

Sondazh

Poll