Sport

Gareth Southgate në hall, trajneri i Anglisë kërkon eksperiencë femërore në stafin e tij: Nuk jemi aty ku duhet!

17 Shtator 2021, 14:48 Nga DOSJA
Gareth Southgate në hall, trajneri i Anglisë kërkon

ANGLI-Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate shprehu një shqetësim sa i përket stafit të përfaqësueses. Sipas tij Kombëtarja nuk ka mjaftueshëm femra për të punuar në stafin e tij, duke e shprehur edhe në takimin që zhvilloi në Cambridge. “Ne kemi disa femra që punojnë me ekipin, por nuk na mjafton, ne kemi një staf prej 40 vetësh, por nuk jemi aty ku dëshirojmë”.

Southgate beson se futbolli i femrave në Angli po njeh rritje, por ende nuk janë filtruar në stafin e tij. “Në futbollin e femrave shoh se ndryshimet kanë ardhur. Takoj baballarë të cilët dalin me krenari dhe thonë,” Vajza ime luan futboll “, u shpreh Southgate.”Pesë vjet më parë, kjo nuk ndodhte. Unë nuk e di nëse kjo ishte se vajzat nuk po luanin ose baballarët nuk ishin krenarë që po luanin, por ky ishte ndryshimi.” Përfundoi Southgate.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia gareth southgate anglia gareth southgate

Sondazh

Poll