Bota

Albin Kurti: S’kemi pse e duam “Open Ballkan”, nuk ka përfaqësues të BE. Reciproteti? Do ta vendosim sepse nuk ka ndrys

14 Shtator 2021, 16:39 Nga DOSJA
Albin Kurti: S’kemi pse e duam “Open Ballkan”, nuk ka

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se nuk do të jetë i gatshëm për t’ju bashkuar projektit “Open Ballkan”. Në fjalën e tij para gazetarëve, Kurti tha se është i mjaftueshëm “Procesi i Berlinit” dhe nuk ka nevojë për projekte të tjera bashkëpunimi, duke shtuar se patjetër duhet që të ketë prezencë të caktuar nga Bashkimi Europian.

“Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian nuk ka nevojë për variante të tjera,”-tha ai.

Po ashtu ai tha se Kosova do ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, sepse s’ka barazi pa reciprocitet nga pala tjetër.

“Reciprorieti do të vendoset se nuk ka ndryshe. Po përgatitetmi që ta zbatojmë me sukses. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin dhe nuk do të guxojmë që të dështojmë. E kemi theksuar tek të drejtat e minoritetit. Shqiptarët në Presheve i ndryshojnë adresat, është spastrim etnik. Nuk kam thënë që do të hap arkivat e UÇK-së. Vend më transparent nuk ka. Arkivat duhet të hapen në Beograd. Është detyrë e shqiptarit që të bëjë trysni mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovën,”– tha Kurti.

Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar vizitën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konferencë për shtyp, Merkel përshëndeti nismën e Open Ballkan, por theksoi se Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm në rolin e tij. Pas deklaratës së saj, edhe Rama ndryshoi “kah” duke u shprehur se njëra ishte pjellë e tjetrës. Ndërkohë që pas Ramës, Merkel është takuar edhe liderë të tjerë të rajonit.

(K.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti open ballkan procesi i berlinit albin kurti open ballkan procesi i berlinit

Sondazh

Poll