Bota

Boris Johnson në zi, humb të ëmën pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit

14 Shtator 2021, 15:56 Nga DOSJA
Boris Johnson në zi, humb të ëmën pas një lufte të

MBRETËRI E BASHKUAR – Boris Johnson është në zi pasi ka humbur nënën e tij, artisten Charlotte Johnson Wahl, e cila është ndarë nga jeta në moshën 79 -vjeçare.

Ajo është ndarë nga jeta papritur dhe paqësisht në një spital në Londër pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, sipas një njoftimi në The Times. 

Ende nuk ka një kurë për këtë sëmundje, e cila prek sistemin nervor dhe shkakton probleme me lëvizjen dhe bën që duart të dridhen në mënyrë të pakontrolluar duke humbur funksionin e tyre.  Artistja u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në moshën 40-vjeçare dhe më vonë u bë presidente e Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Pasi u martua me Stanley Johnson në 1963, zonja Wahl pati katër fëmijë: Boris, gazetaren Rachel, ish ministren e kabinetit Jo dhe ambientalistin Leo, para se të divorcoheshin në 1979.

Djali i kryeministrit Johnson,Wilfred ishte nipi i saj i 13 -të.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson humb te emen boris johnson humb te emen

Sondazh

Poll