Bota

AKUZA të rënda! Anëtari i LVV në Mitrovicë NUK NDALET: Bahtiri punëson femra në Komunë, e ka bërë harem. Kur nuk i do

14 Shtator 2021, 16:00 Nga DOSJA
AKUZA të rënda! Anëtari i LVV në Mitrovicë NUK NDALET:

TIRANË– Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Fatmir Hasani nuk është kursyer me akuza ndaj kryetarit të degës, i cili e mundi në zgjedhjet e brendshme 1 muaj më parë, Agim Bahtiri.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Frontal”, ai ka hedhur akuza në drejtim të kryekomunarit Bahtiri, duke e akuzuar se punësimet i ka të padrejta, ndërsa nuk kursehet edhe kur përmend të tjera detaje, që ai i quan veprime të pahijshme. 

“Agim Bahtiri e ka keqmenaxhuar Mitrovicën, më vjen turp ta them por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkuar me punëtorë. Ka rreth 400, kur në të vërtetë duhet të kishte vetëm 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurrfarë… ajo është e turpshme.  Më vjen rëndë të flas për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i do Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së,”-tha ai. Duke ngritur kështu akuza të rënda për ish-konkurrentin e tij për kreun e partisë.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim të të lartpërmendurit, pas akuzave të rënda që i bëri kolegu i tij. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fatmir hasani fatmir hasani

Sondazh

Poll