Bota

Federata Evropiane dënon injorimin e gazetarëve të Kosovës nga Rama: Turp për kryeministrin shqiptar

14 Shtator 2021, 16:35 Nga DOSJA
Federata Evropiane dënon injorimin e gazetarëve të Kosovës

TIRANË- Federata Evropiane e Gazetarëve e ka konsideruar një turp faktin që kryeministri Edi Rama nuk i la gazetarët e Kosovës që t’i drejtonin pyetje kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.

Konkretisht, Sekretari Gjeneral i kësaj organizate, Ricardo Gutierrez, shkruan se Rama i injoroi gazetarët e Kosovës dhe ky është një skandal. 

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze,”- shkruhet në postim. 

Shame on Albanian PM @ediramaal, who deliberately ignored the questions of Kosovo journalists. The @EFJEUROPE condemns this outrageous segregation. https://t.co/jArGqLb5q6

— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) September 14, 2021

Rama mbylli konferencën e përbashkët me Merkel në Tiranë pas pyetjeve të bëra nga gazetarët e Shqipërisë. Atyre nga Kosova nuk ua dha mundësinë duke shtuar se shkak ishte bërë axhenda e ngjeshur e kancelares.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll