Bota

Të akuzuar për krime lufte! Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale, përplasje mes avokati

14 Shtator 2021, 06:48 Nga DOSJA
Të akuzuar për krime lufte! Hashim Thaçi dhe ish-krerët e

HAGË– Sot është mbajtur konferenca e shtatë e për ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në seancën e sotme nuk munguan përpjasjet mes avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson dhe gjyqtarit të Gjykatës Speciale Nicolas Guillou.

Emmerson e ka quajtur Prokurorinë Speciale të pandershme, duke shtuar se nxjerrja e materialeve gjyqësore para datës 27 shtator, që ishte edhe afati i fundit për këtë gjë, nuk duhet të bëhej. Nga ana tjetër Guillou i ka kërkuar avokatit të mos përdorte këtë fjalor dhe të mos sillej në mënyrë agresive.

Ndërkohë që Prokuroria Speciale ditën e sotme ka kërkuar nga Gjykata mbrojtjen e dëshmitarëve ndërkombëtar në Gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas prokurorisë dëshmitarët janë shumë të njohur. Sot gjithashtu është vendosur që nesër në orën 09:30 të nisë seanca e parë gjyqësore për Salih Mustafën.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për qindra krime lufte, troturë dhe vrasje, të cilat sipas Prokurorisë Speciale janë kryer gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Cuhan dhe në Kukës. Sipas akuzave të ngritura, zyrtarët e lartë të UÇK-së janë kryer krime ndaj qindra civilëve, ndërkohë të akuzuar e tjerë, mes tyre dhe Fatmir Limaj, janë detyruar nga Thaçi dhe të tjerët që t’i kryejnë këto krime.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ben emmerson kosova ne hage nicolas guillou ben emmerson kosova ne hage nicolas guillou

Sondazh

Poll