Bota

Kryeministria mohon incidentin diplomatik në Han të Hotit: Fake news! Është e pamundur, Krivokapiç është nisur direkt me

14 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
Kryeministria mohon incidentin diplomatik në Han të Hotit: Fake news!

TIRANË– Kryeministria e Shqipërisë ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë ndodhur një incident diplomatik në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku sot u raportua se u kthye mbrapsht delegacioni i qeverisë malazeze. Në një prononcim për Albanian Post, drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga, e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke thënë se është e pamundur që vizita e një kryeministri të ndalohet në një mënyrë të tillë.

Sipas Fugës, pamjet e publikuara nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, janë ‘fake news’, pasi kryeministri Zdravko Krivokapiç ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë, duke zbritur në aeroportin e Rinasit.

“Drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga, e ka përgënjeshtruar këtë lajm Për Albanian Post, ai ka thënë se gazetarët kanë hedhur video të makinave në kufi. Por, Krivokapiç, ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë. Fuga e ka cilësuar “fake news” të gjithë lajmin duke u shprehur se është e pamundur që vizita e një kryeministri të ndalohet në një mënyrë të tillë,”- shkruhet në artikullin e Albanian Post.

Mediat malazeze raportuan sot se kryeministri i vendit të tyre nuk ishte lejuar të kalonte përmes rrugës tokësore në Shqipëri, duke shkaktuar një incident diplomatik. Gazetari Aleksandar Brezar publikoi pamjet, ku sipas tij ishte eskorta e Krivokapiç që kthehej mbrapsht pasi vetë kryeministri nuk kishte testin PCR të COVID-19 dhe as pasaportë vaksinimi. Më pas, delegacioni malazez është detyruar të niset me avion dhe të zbresë në Rinas.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora incidenti me zdravko krivokapiç incidenti me zdravko krivokapiç

Sondazh

Poll