Bota

“Talebanët janë duke festuar tani që u tërhoqëm”, ish-drejtori i CIA kritikon Biden

14 Shtator 2021, 16:20 Nga DOSJA
“Talebanët janë duke festuar tani që u

SHBA – Michael Morell, ish-drejtori i CIA nën administratën e Barack Obamës, beson se presidenti Joe Biden ka frymëzuar absolutisht xhihadistët me strategjinë e tij të pallogaritur për daljen nga Afganistani.

Michael Morell, i cili shërbeu dy herë  si drejtor në detyrë i agjencisë nën Obamën dhe nën presidentin e atëhershëm Biden kritikoi strategjinë e presidentit për t’i dhënë fund luftës gati 20-vjeçare.

Ai beson se tërheqja do të lejojë talebanët të kthehen në Afganistan, duke e bërë rajonin më të rrezikshëm në planet.Morell tha të dielën se tërheqja kaotike e Presidentit Biden nga Afganistani dhe marrja e mëvonshme e talebanëve ‘frymëzoi absolutisht’ xhihadistët dhe u dha shpresë terroristëve të tjerë.

“Unë mendoj se fakti që talebanët fituan luftën në Afganistan, dhe më pas mënyra sesi SHBA doli nga Aganistani, ka frymëzuar absolutisht xhihadistët në të gjithë botën,” tha ai.

“Talebanët po thonë, ne nuk mposhtëm thjesht Shtetet e Bashkuara, ne mundëm NATO -n. Ne mundëm fuqinë më të madhe ushtarake në botë, që ka ekzistuar ndonjëherë. Pra, po ndodh një festë për ta. Ne jemi më të rrezikuar tani, pa asnjë  dyshim”, tha Morell kur u pyet nëse vendi tani është më pak i sigurt pa trupat ushtarake në vend.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ish drejtori i cia kritikon biden ish drejtori i cia kritikon biden

Sondazh

Poll