Bota

I vaksinuar me Sputnik V, Putin karantinohet, disa nga zyrtarët rezultuan pozitiv me Covid

14 Shtator 2021, 15:52 Nga DOSJA
I vaksinuar me Sputnik V, Putin karantinohet, disa nga zyrtarët rezultuan

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është karantinuar ditën e sotme, pasi disa persona në rrethin e tij të ngushtë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili shtoi se Putin është i shëndetshëm dhe pa asnjë simptomë.

Putin ka bërë testin PCR për të marrë një përgjigje nëse është i infektuar dhe pritet të qëndroj në karantinë deri në këtë moment. Ndërkohë që ende nuk dihet se kush nga zyrtarët e Putin ka rezultuar pozitiv.

Putin në axhendën e tij të ditës së hënë kishte takim ballë për ballë me Presidentin sirian Bashar al-Assad, si dhe takoi një numër paraolimpianësh rusë dhe inspektoi trupat që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Nizhny Novgorod.

Presidenti Putin është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës që në muajin mars. Ai preferoi të përdorte vaksinën e krijuar nga Rusia, Sputnik V për mbrojtjen e tij.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dmitry peskov karantinohet putin vladimir putin dmitry peskov karantinohet putin vladimir putin

Sondazh

Poll