Politike

Kujt i ka borxh Basha? Manjani: Askush nuk të merr peng pa arsye, lojërat luhen midis nesh

13 Shtator 2021, 18:47 Nga DOSJA
Kujt i ka borxh Basha? Manjani: Askush nuk të merr peng pa arsye,

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shënjestruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e konsideruar të marrë peng, jo pa arsye. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se justifikimi i njerëzve pranë Bashës, se ai nuk kishte rrugë tjetër veç përjashtimit të Berishës, tregon edhe njëherë më shumë se ai duhet të largohet nga drejtimi i PD-së pasi një lider pa alternativa nuk shërben.

Manjani shton se lojërat me pengje luhen midis nesh dhe se askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt, duke nënkuptuar se Basha mund të ketë ndonjë ‘borxh’.

 “Të gjithë ata që justifikojnë Lulin duke thënë se “s’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës”, u them se pikërisht kjo është arsyeja dhe prova fatale që tregon se ai duhet të ikë. Udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet I MARRË PENG! Artikuluesit mund ta marrin në mbrojtje Lulin, por ata vetë po na thonë se është i marrë peng. Dhe askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulin se është budallallëk. Lojërat me pengje luhen këtu midis nesh… Sa për dijeni, askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt,” shkruan Manjani.

Debati më i fundit në PD është situata e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit deklaroi se deri në sqarimin e situatës me DASH që Berishën e shpalli non-grata, ish-kryeministri nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar. Vetë Berisha e ka konsideruar nul këtë vendim dhe ka sfiduar kryedemokratin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd ylli manjani lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd ylli manjani

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2021, 15:57

TIRANË– Taulant Balla është munduar të sqarojë debatin që pati me kryedemorkatin Lulzim Basha në sallë ne Kuvendit, pas të cilit kryedemokrati braktisi sal...