Politike

LSI-ja reagon për herë të parë pas sherrit që ‘ndezi’ në Kuvend: Askush s’na lajmëroi për komisionet, gjit

13 Shtator 2021, 17:32 Nga DOSJA
LSI-ja reagon për herë të parë pas sherrit që

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ndezi edhe sherrin e fortë në Kuvend, ka reaguar për herë të parë. Në një sqarim zyartar, LSI përsërit edhe njëherë se Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Në reagim shkruhet se gjithsesi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka pranuar kërkesën e LSI-së dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.

“Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër,”- shkruhet në reagimin zyrtar.

Fjalët e deputetit Petrit Vasili, i cili kërkoi kohë për LSI-në bëri që salla të përfshihej nga një debat i nxehtë. Balla e mbështeti kërkesën e Vasilit bashkë me Partinë Demokratike, por fjalët e kreut të grupit parlamentar ‘nxehën’ kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit braktisi sallën duke lëshuar një lumë fyerjesh mbi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, të cilën e quajti ushtare të PS-së.

LAJM KRYESOR: 1 orë seancë! Ngrihen Komisionet Parlamentare, LSI-ja ‘ndez sherrin’ në Kuvend, PD braktis Kuvendin pa votuar, i ndjek dhe Berisha. Përplasja e Bashës me Ballën e Nikollën: Turp, ushtare e PS-së

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 13 shtator 2021 seance plenare 13 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2021, 15:57

TIRANË– Taulant Balla është munduar të sqarojë debatin që pati me kryedemorkatin Lulzim Basha në sallë ne Kuvendit, pas të cilit kryedemokrati braktisi sal...