Politike

Merkel në Tiranë, policia njofton planin e masave: Shmangni kalimin në këto akse rrugore për 4 orë, do jemi prezent

13 Shtator 2021, 17:47 Nga DOSJA
Merkel në Tiranë, policia njofton planin e masave: Shmangni kalimin

TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për ditën e nesërme, ditë kur Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të vijë në Tiranë. Për motive sigurie, njoftohet se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Konkretisht në këto segmente rrugore këshillohet të shamnget kalimi nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.

Policia e Shtetit

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre. Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që përherë i janë përgjigjur apelit të Policisë dhe i fton ata që të denoncojnë në Komsiariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

LAJMI KRYESOR: Nis turi, nesër në Shqipëri! Merkel mbërrin në Serbi, pritet nga presidenti Vuçiç, zyrtarët parashikojnë: Kosova temë e pandarë. Ja ‘kryefjala’ e takimit edhe në Tiranë

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike merkel ne serbi turi i merkel merkel ne serbi turi i merkel

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2021, 15:57

TIRANË– Taulant Balla është munduar të sqarojë debatin që pati me kryedemorkatin Lulzim Basha në sallë ne Kuvendit, pas të cilit kryedemokrati braktisi sal...