Sport

VIDEO/ Tirana me “marsh të katërt” që në start, Skënderbeu nuk reziston dot me 10 lojtarë

11 Shtator 2021, 13:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana me “marsh të katërt” që në start,

TIRANË– Tirana e nis me marsh të katërt ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore. Në “Selman Stërmasi” bardheblutë fitojnë 4-1 ndaj Skënderbeut në një sfidë totalisht të dominuar nga bardheblutë. Ndeshja do të niste me vrull dhe vetëm në minutën e 4′ Behirace do të shënonte për Tiranën, një avantazh që nuk do të zgjaste shpejt sepse dy minuta më vonë Viktor do të barazonte shifrat për korçarët.

Në pjesën e dytë, Zguro për Skënderbeun do të merrte kartonin e dytë të verdhë duke ia vështirësuar ndeshjen Skënderbeut. Një situatë e tillë i shkonte për shtat Tiranës që vetëm sulmonte. Në minutën e 59′ Ngoo do të kalonte në avantazh Tiranën falë një asisti perfekt të Xhixhës. Realizimi bëri me krahë bardheblutë që vazhduan të sulmonin dhe 10 minuta më vonë Limaj do të shënonte golin e tretë të takimit, por festivali i golave nuk do të përfundonte sepse Ngoo do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për Tiranën.

Në minutën e 91′ portieri i Tiranës, Ilion Lika bën një gafë, me Mensah që përfitoi duke shënuar golin e dytë, sigurisht një realizim që nuk është se prishi punë për Tiranën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport skenderbeu tirana skenderbeu tirana

Sondazh

Poll