Sport

Ibra nuk ndryshon mendim: “Unë jam më i miri në botë!”

11 Shtator 2021, 04:57 Nga DOSJA
Ibra nuk ndryshon mendim: “Unë jam më i miri në

FRANCE – Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic përherë ka deklaruar se ai është futbollisti më i mirë në botë.  39-vjeçari i kuqezinjve është shprehur, se është në të njëjtin nivel Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pavarësisht nga numri i trofeve të fituara.

Ibra, në një intervistë të fundit për “France Football”, deklaroi se kualitetet e tij sportive janë të njëjta me fituesit e shumëfishtë të “Topit të Artë“, Messi dhe Ronaldo.

“Nëse jeni duke folur për cilësitë e brendshme, unë nuk kam asgjë më pak se ata”,- tha sulmuesi suedezo-boshnjak për “France Football” kur u pyet për yllin argjentinas dhe atë portugez.

“Nëse shikoni trofetë, po nuk e kam fituar Champions League. A më mungon “Topi i Artë”? Jo, nuk më mungon! Thellë, mendoj se jam më i miri në botë. Nuk mendoj se është e rëndësishme, të krahasohen lojtarët me njëri-tjetrin”,- përfundoi Zlatan Ibrahimovic.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “topit të artë“ champions league cristiano ronaldon france football lionel messin zlatan ibrahimovic “topit të artë“ champions league cristiano ronaldon france football lionel messin zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll