Sport

“Jemi më mirë se vitin e kaluar”, fitorja ndaj Partizanit ngroh Edi Martinin: Këto lojtarë kanë autoritet prej

10 Shtator 2021, 20:50 Nga DOSJA
“Jemi më mirë se vitin e kaluar”, fitorja ndaj Partizanit

ELBASAN-Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ka dhënë meritat e fitores ndaj Partizanit karakterit që ka krijuar skuadra gjatë këtyre viteve. Në fjalët e tij për “SuperSport” ai pranoi gjithashtu se sfida kishte qenë e luftuar dhe se mund të ishte mbyllur edhe në barazim.

“Ky ekip armën më të fortë ka grintën dhe karakterin. Djemtë japin 120% të tyre. Kanë autoritet prej kampioni dhe vazhdojnë ta tregojnë gjithnjë e më shumë. Partizani luajti mirë, është e vështirë të flasësh për titullin.

Kjo ndeshje mund të dilte dhe barazim. Partizani na vuri në vështirës, humbi edhe penallti. Në ndeshje të tjera nuk mund të veprosh kështu, po të lëshosh kështu terren, mund edhe të ndëshkohesh. Ne jemi më mirë se vitin e kaluar. ”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi martini partizani teuta edi martini partizani teuta

Sondazh

Poll