Sport

VIDEO/ Gafa e Hoxhës dhe një penallti e humbur fundosin Partizanin që në start, Teuta e nis me fitore mbrojtjen e titullit

10 Shtator 2021, 19:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Gafa e Hoxhës dhe një penallti e humbur fundosin Partizanin

ELBASAN-Kategoria Superiore nisi me një përballje të zjarrtë si ajo mes Teutës dhe Partizanit. Të dyja skuadrat luftuan sezonin e shkuar deri në fund për titullin kampion, objektiv të cilin e kanë edhe për këtë edicion.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një 90 minutësh me ritëm dhe emocione dhe në fund ishte Teuta që fitoi me shifrat 1-0. Në këtë përballje vendosi goli i Giorgiev në minutën e 17′ ndihmuar edhe nga një gabim i portierit Alban Hoxha. Në pjesën e dytë, Partizani fitoi terren dhe në minutën e 55′ ndërhyrja e Ivanoviç ishte e gabuar, por pas kontrollit me sistemin VAR, gjyqtari Xhaja akordon penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Teutës.

Stenio Zhunior shkoi pranë topit, por brazilaini nuk i jep kuadrat goditjes së tij. Teuta e mbrojti me fanatizëm rezultatin dhe mori një tre pikësh me mjaft vlera.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport partizani teuta partizani teuta

Sondazh

Poll