Sport

Ideja për Kupën e Botës çdo dy vjet, FIFA gjen mbështetjen e Ronaldo Fenomenit: Jam optimist për…

10 Shtator 2021, 18:42 Nga DOSJA
Ideja për Kupën e Botës çdo dy vjet, FIFA gjen

BRAZIL-Kupa e Botës çdo dy vjet. Hipoteza e hedhur nga FIFA vazhdon të prodhojë zhurmë, por institucioni më i lartë i futbollit duket se ka gjetur mbështetjen e një figure të njohur si Ronaldo Fenomeni.

Sipas Ansa-s, ish-sulmuesi, foli gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Doha së bashku me Arsene Wenger për prezantimin e programit “Futbolli i së nesërmes”, një projekt i FIFA -s që synon riorganizimin e kalendarit të ndeshjeve duke filluar nga viti 2024.

“Unë jam shumë optimist për ndryshimet. Nuk kam dyshim se Kupa e Botës do të jetë akoma turneu më prestigjioz edhe nëse luhet çdo dy vjet”, tha Ronaldo i cili më pas shtoi: “Kalendari aktual është bërë 100 vite më parë, bota ka ndryshuar dhe kjo ndikon.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil fifa infantino ronaldo brazil fifa infantino ronaldo

Sondazh

Poll