Sport

Largimi i Messit, tifozët braktisin Barcelonën, “Camp Nou” bosh…

11 Shtator 2021, 05:40 Nga DOSJA

SPANJE – Edhe pse presidenti Laporta ka deklaruar se në janar gjendja financiare e Barcelonës do të normalizohet, sërish shifrat tregojnë të kundërtën. Kjo edhe për shkak të mungesës së tifozëve për t’u kthyer në “Camp Nou”.

Dukuria po bëhet shqetësuese. Në ndeshjen e mëparshme kundër Getafe, nga 20.000 vende të disponueshme për ndeshjet në La Liga, u shitën vetëm 19.136 bileta duke krijuar idenë se kjo situatë do të vazhdojë edhe për pjesën më të madhe të sezonit.

Të premten Barcelona nxorri në shitje 40 mijë bileta për tifozët për ndeshjen e Champions League kundër Bayern Munich, por vërehet një interesim i pakët i katalanasve. Mësohet se deri tani janë shitur vetëm 31.213.

Arsyeja është e thjeshtë dhe vetëm një. Largimi i yllit argjentinas Lionel Messi nga Barcelona ka prishur raportet dhe klimën e marrëdhënieve të tyre me tifozët katalanë, të cilët duket e kanë “braktisur” skuadrën “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich camp nou kundër getafe presidenti laporta yllit argjentinas lionel messi bayern munich camp nou kundër getafe presidenti laporta yllit argjentinas lionel messi

Sondazh

Poll