Sport

Pas UEFA-s, edhe CONMEBOL kundër idesë së Botërorit çdo dy vjet!

11 Shtator 2021, 05:04 Nga DOSJA

AMERIKA JUGUT – Pas UEFA-së, kanë qenë CONMEBOL që kanë kundërshtuar idenë e presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vjet. Pasi kanë diskutuar midis tyre, CONMEBOL ka lëshuar një deklaratë zyrtare.

Në të, ndër të tjera tërheq vërejtjen, që një Botëror për çdo dy vite “do të çrregullonte garën më të rëndësishme të futbollit në planet, do të ulte cilësinë e saj dhe do të minonte karakterin e saj dhe standardet e saj aktuale. Edhe pse në një moment CONMEBOL mbështeti projektin në fjalë, analizat teknike treguan se ai është shumë i paarritshëm.

Prandaj, në kushtet aktuale, ai ratifikon mbështetjen e tij për modelin aktual të Kupës së Botës, me kushtet dhe mekanizmat e tij të klasifikimit, duke e konsideruar atë në përputhje me frymën që animoi ata që konceptuan dhe themeluan këtë konkurs,”- shkruhet në qëndrimin zyrtar të konferatës latino-amerikane.

CONMEBOL kështu ka ratifikuar mbështetjen për një model si i tanishmi, që kampionatet botërorë të zhvillohen çdo katër vite, ndryshe nga ideja e re FIFA-s që është hedhur për diskutime dhe presidenti Infantino është një partizan i saj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conmebol gianni infantino ideja e re fifa-s kanë kundërshtuar presidentit të fifa-së conmebol gianni infantino ideja e re fifa-s kanë kundërshtuar presidentit të fifa-së

Sondazh

Poll