Sport

Trajnerit Pochettino do t’i mungojnë amerikano-latinët kundër Clermont

11 Shtator 2021, 05:14 Nga DOSJA

FRANCE – Klubi i famshëm francez Paris SG, në javën e pestë të Ligue 1, do të përballet me Clermont. Por trajnerit Mauricio Pochettino do t’i mungojnë disa nga futbollistët e tij latino-amerikanë, të cilët kanë qenë me kombëtaret e tyre për eliminatore të botërorit “Katar 2022”.

“Eshtë e pakuptimtë që Paredes, Di Maria, Neymar dhe Leo Messi, të jenë në grumbullim për ndeshjen e nesërme. Ata luajtën deri në ora tre në mëngjes me kombëtaret e tyre. Gjithmonë duhet ta kujtojmë, që ne jemi Pari SG, gjithmonë do të paraqitemi me 11 lojtarët më të mirë në formacion”,- tha Pochettino.

Po ashtu, ende nuk dihet nëse portieri Gigio Donnarumma do të bëjë debutimin e tij në Ligue 1 me skuadrën e tij të re, ose nëse Pochettino do të vazhdojë me Keylor Navas, si zgjedhjen e parë. “Ende nuk e kam vendosur kush do të jetë në portë. Donnarumma është opsion aq sa është edhe Keylor Navas”,- deklaroi Pochettino.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport di maria gigio donnarumma keylor navas mauricio pochettino neymar dhe leo messi paredes paris sg di maria gigio donnarumma keylor navas mauricio pochettino neymar dhe leo messi paredes paris sg

Sondazh

Poll