Aktualitet

“Burri u sëmur, vari veten nga depresioni, djali më dogji shtëpinë”/ Dëshmia prekëse e nënës që mbeti pa çati mbi

8 Shtator 2021, 14:36 Nga DOSJA
“Burri u sëmur, vari veten nga depresioni, djali më dogji

VLORË– Një banesë u dogj dje në lagjen “Partizani” të Vlorës, ku fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar. Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj, i cili është i alkoolizuar. Madje tregon se kishte ushtruar edhe dhunë ndaj saj. 

59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar nga flakët. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur, pasi nuk e kishte përballuar dot sëmundjen.

“Mua nuk më ka mbushur burri 6 muaj akoma që ka vdekur, mu var këtu se kaloi depresion, ishte i sëmurë, jam martuar 16 vjeç, burri 21, s’kishte parë ndonjëherë sëmundje. Nga frika se ai mu var vajta tek djali. Po ai pinte, unë nuk e duroja dot më. Unë ika, e di ç’ke më tha ik në shtëpinë tënde. Unë erdha në shtëpi. Çupa më tha mami hajde në shtëpi, u ktheva prapë ndenja dhe dytë mora jo çarçafë, jo këllëfë. Ai para disa ditësh erdhi më vrau, kisha djalin e vëllait këtu 18 vjeç, bëtë muhabet i qetë dhe më qëlloi mua. Më tha pse e mban këtë këtu. Djali pi, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Më tha vajza ik nga shtëpia se po vjen Klodi i pirë. Djali u fut brenda. Unë kisha divane, çarçafë. Unë jam grua pa burrë, çunat dhe çupa janë në shtëpi të vetë. Jam me ilaçe jam me tension, i mblodha lekët dhe shkova i pagova dritat,”– tha gruaja.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Vlorë, ku i riu pasi kishte konsumuar alkool, shkoi në banesën e të ëmës, duke i vënë flakën. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne vlore vlore digjet shtepia ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2021, 13:54

Zjarr në Fier, digjen sipërfaqe me ullinj

FIER- Zjarret në Shqipëri po shtohen sërish. Mësohet se një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në një sipërfaqe me ullinj në Levan të Fierit.Zjarri në këtë...