Sport

“Katar 2022”: Uruguaji ‘show’, fiton edhe Peruja. Paraguaji dhe Ekuadori barazojnë

6 Shtator 2021, 11:13 Nga DOSJA

AMERIKA JUGUT – Pezullimi i bujshëm pas vetëm ‘7 i ndeshjes Brazil-Argjentinë, ishte katalizatori për vëmendjen e mediave ndaj kualifikueseve të Amerikës së Jugut për kupën e botës “Katar 2022”. Por nëse u pezullua, në fushë kishte sfida të tjera.

Uruguaji i kthehet suksesit dhe pas katër ndeshjeve, ai bën poker ndaj Bolivisë, duke fituar me rezultatin 4-2. Golat u realizuan nga De Arrascaeta (15’, 67’ (p), Valverde (31’), Alvarez (47’), ndërkohë që miqtë shënuan si përherë nga Moreno (59’, 84’).

Peruja gjithashtu arriti të fitonte 1-0, në sajë të golit të vetëm të Cueva (35’) kundër Venezuelës, e cila në pjesën e dytë luajti me 10 lojtarë, pasi Rincon (38’) u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja midis Paraguajit dhe Kolumbisë ishte thuajse një derbi torinez. Sanabria (40’) i Torinos shënoi për Paraguajin, ndërsa Cuadrado (53’), fiksoi shifrat 1-1 të barazimit. Gjithashtu në barazim, por 0-0, u mbyll edhe ndeshja midis Ekuadorit dhe Kilit

Pas tetë ndeshjesh, Brazili kryeson renditjen me 21 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 15, Ekuadori me 13, Uruguaji me 12, Kolumbia me 10, Paraguaji dhe Peruja me nga 8, Kili me 7, Bolivia me 6 dhe Venezuela me 4 pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de arrascaeta katar 2022 paraguajit dhe kolumbia uruguaji de arrascaeta katar 2022 paraguajit dhe kolumbia uruguaji

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...