Sport

Pas 7 vitesh, lirohet nga burgu djali i diktatorit Gadafi, ka qenë edhe aksioner i Juventusit…

6 Shtator 2021, 10:12 Nga DOSJA

LIBI – Saadi Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, i cili mbahej në një burg në Tripoli, u lirua në zbatim të një urdhri gjykate. Lajmi u dha nga ministria e drejtësisë. Saadi, një ish-lojtar i Perugia dhe aksioner i Juventusit, u arrestua nën akuzat për krime të kryera kundër protestuesve më 2011 dhe vrasjen më 2005 të menaxherit libian të futbollit Bashir al-Rayani.

Djali i tretë i kolonel Gadafit, mbahej në një burg në Tripoli që nga viti 2014. Saadi kishte një të kaluar si futbollist profesionist dhe në 2003 bëri debutimin e tij në Serie A te Perugia, falë ish-presidentit të klubit Umbrian, Luciano Gaucci. Ardhja e djalit të Gadafit u festua me një festë luksoze në “Torre Alfina”, në kështjellën e familjes Gaucci.

Por aventura italiane e djalit të tretë të Gadafit nuk zgjati shumë: ai rezultoi me doping pas ndeshjes Perugia-Reggina. Pas një viti tjetër në Perugia, ndërkohë që ra në Serie B, Gaddafi u transferua në Udinese dhe më pas në Sampdoria. Në vitin 2002 Lafico (Kompania Libiane e Investimeve të Huaja Arabe), e kryesuar nga vetë Saadi, bleu rreth 6.4 milionë aksione të Juventusit, e barabartë me 5.31% të kapitalit.

Pasi u largua nga Italia dhe fushat e futbollit, djali i tretë i Gadafit, gjatë luftës civile në Libi, iku në Nigeri në shtator 2011. Atje ai u kap dhe u burgos në Tripoli në vitin 2014. Saadi, tani 47 vjeç, ishte i njohur për stilin e tij “playboy” gjatë diktaturës së babait të tij. Më 19 dhjetor 2017, familja raportoi se kishin humbur çdo kontakt me të. Në prill 2018, gjykata e apelit e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Rayani, ndërsa tani, pas 7 vitesh e ka liruar…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aksioner i juventusit ish-lojtar i perugia luciano gaucci muammar gaddafi saadi gaddafi aksioner i juventusit ish-lojtar i perugia luciano gaucci muammar gaddafi saadi gaddafi

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...