Sport

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u pezullua, por Messi la gjurmë me një supergol

6 Shtator 2021, 06:59 Nga DOSJA
Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u pezullua, por Messi la gjurmë

BRAZIL – Kualifikimi i Brazilit në Kupën e Botës kundër rivalëve më të mëdhenj të tyre të Argjentinës mund të mos jtë zhvilluar siç pritej të dielën, por tifozët patë mundësinë sërish të shihnin një perlë të Lionel Messit.

Ndeshja u ndërpre në rrethana dramatike, pasi autoritetet braziliane pretenduan se katër lojtarë të Argjentinës kishin thyer rregullat e karantinës së koronavirusit.

Vetëm shtatë minuta të ndeshjes u luajtën, para se personeli i organit shëndetësor brazilian ANVISA dhe Policia Federale Braziliane të futej në fushë për ta ndërprerë atë.

Messi ka luajtur vetëm 24 minuta futboll zyrtar që nga fitorja 1-0 e Argjentinës ndaj Brazilit më 11 korrik.

Sulmuesi 34-vjeçar bëri debutimin e tij për Paris Saint-Germain nga stoli i rezervave kundër Reims më 29 gusht, por ai nuk duket të jetë i ndryshkur.

Martinez nuk pati shumë shanse për t’u ngrohur në portë, ndërkohë që Messi praktikoi goditjet e tij.

Pamjet e ish-yllit të Barcelonës, duke dërguar një goditje dënimi në cepin e sipërm të rrjetës së Martinez shpejt u bënë virale në mediat sociale.

Gjithsesi ndeshja e mbrëmjes së djeshme u shty dhe ende nuk është marrë një vendim se kur do të luhet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...