Sport

Italia vendos rekordin historik, mund edhe Brazilin

6 Shtator 2021, 06:21 Nga DOSJA
Italia vendos rekordin historik, mund edhe Brazilin

ITALI – Me barazimin 0-0 në Bazel përballë Zvicrës, Italia ka arritur një rekord absolut në historinë e futbollit, atë të skuadrës përfaqësuese me më shumë ndeshje të njëpasnjëshme pa humbje.

Me barazimin 1-1 ndaj Bullgarisë pak ditë më parë “Axurrët” ishin në kuotën e 35 ndeshjeve radhazi pa humbje, duke barazuar Brazilin dhe Spanjën, ndërkohë me ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, i mjaftoi një barazim për të hyrë në histori.

Gjithçka ka filluar me ndeshjen e 10 tetorit 2018 në barazimin 1-1 në miqësoren kundër Ukrainës. Duke vazhduar numërimin, mes ndeshjesh miqësore, Nations League, kualifikuese Europiani dhe Botërori, në total Italia ka grumbulluar 29 fitore dhe 6 barazime, pa barazimin e mbrëmjes të së dielës.

Ndërkohë nga Brazili ka statisticien që besojnë që edhe kjo përfaqësuese ka arritur 36 ndeshje, por në numërim përfshijnë ndeshjen e 27 shtatorit të vitit 1995, kur kanë barazuar 2-2 kundër Rumanisë B.

Por ky kundërshtarë duke mos qenë mes përfaqësueseve A edhe në bazë të rregullores së FIFA-s nuk konsiderohet si një ndeshje zyrtare për t’u përfshirë në llogari.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...