Sport

Grusht shteti në Guine, kombëtarja e Marokut bllokohet në hotel: “Dëgjojmë të shtëna armësh”…

6 Shtator 2021, 06:04 Nga DOSJA
Grusht shteti në Guine, kombëtarja e Marokut bllokohet në hotel:

GUINE – Trajneri i përfaqësueses së Marokut, Vahid Halilhodzic, tregon një situatë të çuditshme që po ndodh me skuadrën e tij.

Ekipi i Marokut ndodhet i bllokuar në një hotel në Guine, në kryeqytetin Conakry, pasi në këtë vend po tentohet një grusht shteti.

“Jemi të mbyllur në hotel dhe kemi dëgjuar të shtëna armësh, shumë pranë vendit ku ndodhemi. Një gjë e tillë po ndodh gjatë gjithë ditës,”- tregon Vahid Halilhodzic për L’Equipe.

“Po presim të na japin leje që të shkojmë në aeroport, por për momentin jemi të bllokuar këtu edhe pse kemi një avion që na pret. Lojtarët nuk janë të sigurtë,”- përfundon trajneri i Marokut.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...