Sport

Ribery bashkohet me Salernitanën: tani ekzaminimet mjekësore dhe më pas nënshkrimi…

6 Shtator 2021, 10:37 Nga DOSJA
Ribery bashkohet me Salernitanën: tani ekzaminimet mjekësore dhe

ITALI – Eshtë dita e Franck Ribery. Ish-sulmuesi i Fiorentinës ka arritur një marrëveshje me Salernitanan dhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e skuadrës ‘granata’ brenda ditës.

Francezi mbërriti me një fluturim privat nga Mynihu në aeroportin e Napolit, ku e priste Davide Lippi, i cili mbikëqyri operacionin së bashku me Alan Migliaccio, agjenti i Ribery, përveç drejtorit sportiv të Salernitanës, Fabiani.

Sulmuesi i ditëlindjes ’83, tani do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të zakonshme rituale dhe më pas të nënshkruajë kontratën, që do ta lidhë atë me klubin nga Campania.

Ribery mbërriti rreth orës 11.30 në hotelin “Raito” në Vietri sul Mare me Davide Lippi dhe tani Fabiani dhe administratorin Marchetti, që i janë bashkuar atij për nënshkrimin e kontratës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport davide lippi franck ribery ish-sulmuesi i fiorentinës sulmuesi i ditëlindjes ’83 davide lippi franck ribery ish-sulmuesi i fiorentinës sulmuesi i ditëlindjes ’83

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...