Sport

Italia vazhdon të jetë “e dehur” nga Europiani, barazimi i dytë rradhazi në pak ditë/ Ja rezultatet e ndeshjeve

5 Shtator 2021, 21:33 Nga DOSJA

EUROPË– Italia zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Pas Bullgarisë, këtë herë italianët u ndalën në një barazim 0-0 pa gola përballë Zvicrës.Një ndeshje relativisht e fortë, madje kampionët e Europës, kishin mundësinë të kalonin në avantazh në minutën e 53′ kur Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë gaboi përballë portierit Yan Sommer. Në Grupin C Italia kryeson me 11 pikë, ndjekur nga Zvicra me 7 pikë.

Në takimet e tjera dominuan emrat e mëdhenj të futbollit europian. Kështu, Belgjika mposhti thellë 3-0 Çekinë, me gola të Lukakut, Hazard dhe Saelemaekers, Spanja shkatërroi 4-0 Gjeorgjinë, Polonia e pati si stërvitore me San Marinon, duke fituar thellë 1-7, ndërsa Gjermania u shfaq si uragan përballë Armenisë, së cilës i shënoi 6 gola. Rumani – Lichtenstein përfundoi 2-0.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia jorginho katar 2022 italia jorginho katar 2022

Sondazh

Poll