Sport

Zyrtare: Partizani ‘godet’ në fund, vesh të kuq mesfushorin e Kombëtares

6 Shtator 2021, 08:55 Nga DOSJA

TIRANE – Në momentet “in extremis” të mbylljes së merkatos, drejtuesit e klubit të Partizanit kanë arritur të bindin mesfushorin e Kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe, i cili ka luajtur në futbollin helen, që të të paktën një vit të luajë me fanelën e kuqe.

Një përforcim, i cili me siguri e fuqizon më tej skuadrën e trajnerit Ilir Daja në prag të fillimit të sezonit të ri, që pritet të startojë të premten, më 10 shtator, me takimin Teuta-Partizani, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

“FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi bashkohet me 16 herë kampionët e Shqipërisë, pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.

Drejtuesit dhe 28-vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen, duke nënshkruar kontratën një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar, duke dhuruar prezantime shumë pozitive.

Në ekipin tonë përfaqësues, mesfushori i njohur regjistron 25 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola. Me fanelën e kuqe, Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në Kategorinë Superiore,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ael anagennisi epanomi ergys kaçe panathinaikos paok partizanit teuta-partizani viktoria plzeň dhe aris ael anagennisi epanomi ergys kaçe panathinaikos paok partizanit teuta-partizani viktoria plzeň dhe aris

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...