Sport

Gafa “idioteske” Brazil-Argjentinë, ja çfarë mund të ndodhë tani. Dy janë ‘hipotezat’ për FIFA-n, që priten bren

6 Shtator 2021, 09:45 Nga DOSJA

BRAZIL – Gafa “idioteske”, siç ka nisur ta konsiderojë media latine, tani është një gjë e kryer. Tani bëhet fjalë për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat e pezullimit të bujshëm të ndeshjes Brazil-Argjentinë, e pezulluart nga një ndërhyrje e autoriteteve shëndetësore braziliane pas 6 minutash lojë.

Në Argjentinë ekziston siguria e fitimit të ndeshjes në tryezë, por çështja është në duart e komisionit disiplinor të FIFA-s, i cili do të vendosë brenda 72 orëve nga pezullimi i sfidës. Ka polemika të ashpra mbi incidentin dhe metodat e ndërhyrjes së autoriteteve braziliane, të cilët hynë në fushë të armatosura. Ndërkohë, delegacioni argjentinas është kthyer në shtëpi, pasi u mbyll në dhomën e zhveshjes për më shumë se dy orë. Gjithsesi, ndërhyrja e ambasadorit argjentinas, i cili shoqëroi Messin dhe shokët e tij në aeroportin e Sao Paulos, ishte vendimtare.

Pozicionet zyrtare – Zyrtarët e “Anvisas”, i menaxhuar nga një ish-ushtarak pranë presidentit Bolsonaro, pretendoi se kishte kërkuar dëbimin e katër lojtarëve argjentinas 24 orë para fillimit ndeshjes, duke i vendosur ata në karantinë në hotel deri në momentin e largimit nga territori brazilian. Sipas autoriteteve shëndetësore vendase, katër lojtarët argjentinas thuhet se kanë falsifikuar formularin, që do të plotësohej me hyrjen në Brazil, duke mos deklaruar se vinin nga Anglia. Federata argjentinase mbrohet duke deklaruar se “i përmbahej rregullave të vendosura nga Conmebol dhe protokollit shëndetësor aktualisht në fuqi”. AFA shtoi gjithashtu, se kishte rënë dakord për një “korridor shëndetësor” të saktë 72-orësh, në përputhje me atë që është praktikuar vitin e fundit nga çdo ekip i huaj që mbërrinte në Brazil. Nga ana e saj, CBF u bashkua me federatën argjentinase, duke e cilësuar incidentin si “të trishtuar dhe krejtësisht të papërshtatshëm”. Ndërkohë, Conmebol e ka bërë të qartë se pezullimi i ndeshjes është rezultat i një vendimi të gjyqtarit, duke hequr efektivisht Argjentinën nga çdo përgjegjësi në këtë drejtim.

Skenaret – Sipas thashethemeve të para, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm për FIFA: nga njëra anë shtyrja e sfidës, me vështirësitë e lidhura për të gjetur një datë të lirë, nga ana tjetër vendimi për t’i dhënë fitoren Argjentinës, me sanksione të mundshme shtesë kundër Brazilit (të tilla si skualifikimi i fushës dhe pamundësia për të luajtur ndeshjet e ardhshme të planifikuara në shtëpi). Argjentina, përkundrazi, nuk do të rrezikonte “KO” në tryezë sepse (siç sqarohet nga raporti i gjyqtarit) braktisja e fushës u bë pas një vendimi të veçantë nga drejtuesi i ndeshjes.

Vlen të sqarohet se, me rregulloret e FIFA -s në dorë, përsëritja e ndeshjes lejohet vetëm në rast të një “pezullimi për shkak të forcës madhore”, por ndërhyrja e autoriteteve shëndetësore braziliane nuk është e tillë. Në këtë rast, rregullat e FIFA-s parashikojnë “KO” në tryezë dhe dënime të rënda.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil argjentine brenda 72 orëve komisionit disiplinor të fifa-s messin sao paulos brazil argjentine brenda 72 orëve komisionit disiplinor të fifa-s messin sao paulos

Sondazh

Poll

Sport 6 Shtator 2021, 05:50

Muriqi: “Tani me Spanjën vetëm për fitore”

KOSOVE – Vedat Muriqi shënon në fund ndaj Geqisë duke shpëtuar përfaqësuesen e tij nga humbja.Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekip...