Sport

“Shpërtheu në lot”/ Mediat zbulojnë takimin e Laportës me mbrojtësin, presidenti i Barçës i kërkoi largimin

5 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA
“Shpërtheu në lot”/ Mediat zbulojnë takimin e

SPANJË-Presidenti i Barcelonës Joan Laporta kohët e fundit mbajti një takim intensiv me Samuel Umtitin pasi urdhëroi mbrojtësin të largohej nga klubi. Problemet financiare të Barcelonës muajt e fundit tashmë dihen dhe klubi katalanas ka bërë gjithçka për të ulur kostot në merkaton e verës.

Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergio Busquets pranuan të reduktonin pagën e tyre në mënyrë që klubi të regjistrojë të gjitha afrimet e reja për të luajtur në La Liga.Sipas Mundo Deportivo, Laporta ishte i prirur të largonte edhe Umtitin pasi dëmtimet kishin kufizuar paraqitjet e tij në sezonet e fundit.

Presidenti i klubit kërkoi një takim urgjent dhe i tha 27-vjeçarit të gjejë një klub të ri, por sipas informacioneve të mediave spanjolle, mbrojtësi ka shpërthyer në lot ndërsa luftonte për të qëndruar në klub, duke shpjeguar se stafi mjekësor i klubit nuk i kishte trajtuar dëmtimet në mënyrë korrekte.Presidenti i Barcelonës ra dakord që Umtiti të mbetet në skuadër pasi dëgjoi lutjen e tij emocionale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona laporta barcelona laporta

Sondazh

Poll