Sport

FORMACIONET/ Reja “përzien kartat”, por i qëndron stoik rreshtimit, ja si luajnë kuqezinjtë ndaj Hungarisë

5 Shtator 2021, 14:44 Nga DOSJA

ELBASAN-Shqipëria do të luajë gjithçka për gjithçka në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë, përballje që starton në orën 18:00.Tekniku italian ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hungaria shqiperia hungaria shqiperia

Sondazh

Poll