Sport

Franca, “gjelat” nuk po këndojnë më! Pas dy barazimeve, trajneri dhe kapiteni i skuadrës pranojnë dështimin: N

5 Shtator 2021, 12:46 Nga DOSJA
Franca, “gjelat” nuk po këndojnë më! Pas dy

FRANCË-Alarm blu për Francën. Përfaqësuesja drejtuar nga Didier Deshcamp zhgënjeu sërish në kualifikuet e Kupës së Botës Katar 2022. Pas barazimit me Bosnjen më datë 1 shtator në Strasbourg, “gjelat” u ndalën po me shifrat 1-1 ndaj Ukrainës në transfertë. Kampionët e Botës mund të ngushëllohen me karakterin që kanë treguar pasi në 5 ndeshjet e fundit gjithmonë kanë qenë në disavantazh dhe në një mënyrë ose në një tjetër, kanë arritur të marrin rezultatin.

Barazimi me Ukrainën nuk e komprometon grupin, sepse ukrainasit kanë barazuar pesë nga pesë ndeshje të luajtura në Grupin D. Franca ka marrë 2 fitore dhe tre barazime dhe për të gjetur një ecuri të tillë duhet të kthehesh në nëntor të vitit 2009 deri në qershor të 2010 nën drejtimin Raymond Domenech. Gazetat më të mëdha në Francë si L’Equipe apo sports kanë kritikuar skemat e trajnerit francez, madje në përfundim të ndeshjes Didier Deshamp do të shprehej.

“11 lojtarët e formacionit nuk kishin luajtur kurrë së bashku. Dhe ne hasëm në një ekip të rigrupuar, me një mbrojtje shumë të dendur. Kishte nevojë për më shumë saktësi, më shumë lëvizje. Ne kishim mundësi për të shënuar, por na duheshin më shumë.” Ishte komenti I 52-vjecarit.

Hugo Lloris, portier i Francës foli pas ndeshjes.”Nuk jemi më agresivë dhe entuziastë siç ishim në vitin 2018. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi cilësi dhe se duhet të përmbushim objektivat. Kundër Finlandës nuk duhet të ketë alternativë tjetër përvec fitores. Nuk duhet të kemi frikë. ” Përfundoi Lloris.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deschamps franca lloris deschamps franca lloris

Sondazh

Poll